Martohet në fshehtësi të plotë çifti i njohur i showbizit

153

Janë martuar në fshehtësi të plotë çifti i njohur i showbizit, aktorja amerikane Lily Collins dhe regjisori Charlie McDowell. Lily publikoi për herë të parë fotografitë e dasmës së saj të mrekullueshme me Charlie në Instagram.

 

“Ajo që filloi si një përrallë, tani është realiteti im përgjithmonë. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të përshkruaj siç duhet se si ishte bota e kësaj fundjave, por magjia është një vend mjaft i mirë për të filluar,” shkroi aktorja.

 

Ylli i “Emily in Paris” u fejua me regjisorin në shtator të vitit 2020. Në fillim të këtij viti, Collins zbuloi se marrëdhënia e tyre u forcua gjatë pandemisë COVID-19.

 

“Karantina ka bërë dhe ka shkatërruar shumë njerëz, por koha së bashku thjesht ka forcuar atë që ne tashmë e dinim për njëri -tjetrin,” tha ajo për revistën L’Officiel.