Këngëtarja e njohur rrëfen tmerrin në spitalin e Tetovës: Ndërroi jetë shoqja ime bashkë me të ëmën

Tetova është në zi pas zjarrit tragjik që iu mori jetën 14 personave dhe la të plagosur rëndë 12 të tjerë.

Flakë që nisën rreth orës 21:00 dhe zgjatën për gati 2 orë mjaftuan që t’ju merrnin jetën 14 pacientëve që ishin të shtruar në repartin Covid të spitalit.

Mes personave që ka folur rreth orëve të tmerrshme në Tetovë ka qenë edhe këngëtarja, Elita Ziberi e cila ka rrëfyer për “Breaking” atë që kanë përjetuar qytetarët.

“Ishte një tmerr, ende dridhem kur e mendoj. Ka shumë persona të vdekur, ca thonë 20, ca thonë më shumë. Por në qytet vinte era e rëndë, gjithçka u shkrumbua. Nuk e mendoj se është reaguar shumë shpejt, njerëzit krejt janë djegur. Ka pasur disa persona që kanë shpëtuar. Jam shokuar, nuk e di…”

Ajo tregoi se njëra nga viktimat ishte mikja e saj, 29-vjeçarja e cila ka qenë në spital për t’i qëndruar pranë nënës së saj të prekur nga Covid-19. Këngëtarja është shprehur se nuk ka pasur një reagim të shpejtë, pasi gjithçka është shkrumbuar.

“Nuk mund të mbaj edhe orën e mësimit ashtu siç duhet jam duke u dridhur, nuk e di, shumë e vështirë. Një shoqe që kam pasur kishte vdekur me nënën e vet aty. Të kenë durim të githë tetovarët”, theksoi ajo.

Mediat maqedonase raportojnë se në muajin prill në këtë spital, ka patur denoncime se probleme të shumta janë hasur në ndërtimin dhe strukturën e godinës, kryesisht në dysheme dhe në infrastukturë. Kompania që kishte marrë përsipër ndërtimin e godinës duhet të bënte rregullimet e nevojshme, ndërsa drejtuesit e saj janë marrë në pyetje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...