Alfred Cako shpërthen ndaj dy mjekëve të njohur: Ai është doktor l*shi, ndërsa Pipero është një shërbëtor i vockël

Ka shpërthyer në akuza konspiracionisti Alfred Cako ndaj mjekëve Pëllumb Pipero dhe Kita Sallabanda, pasi këta janë pro vaksinimit të qytetarëve.

 

Cako e quajti Piperon një shërbëtor të vockël, i cili i merr urdhrat me e-mail nga kryeministri Edi Rama.

 

“Doktori është një shërbëtor i vockël, nuk ia vlen të merrem fare, sepse punon me e-maile, padroni i tij është Edi Rama”, tha Cako në Opinion.

 

Më të rënda kanë qenë akuzat për mjekun Sallabanda, pasi Cako e ka cilësuar si një doktor “le*hi”, i cili do të vr* ssë rininë dhe shqiptarët.

 

“Ky është një doktor leshi, po ta them unë. Një doktor që thotë “të vaksinohen njerëzit me detyrim” është doktor leshi, është diktator. Edhe do ta kuptoni këtë në muajin shkurt dhe mars. Ata po thonë “çdo gjë do përmirësohet”, por ja ku jemi bashkë, çdo gjë do përkeqësohet”, u shpreh Alfred Cako.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...