Skandali me vaksinat/ 50 mijë lekë të vjetra për një ‘Pfizer’ në qendrën shëndetësore

Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së martës një tjetër skandal. Vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë.

 

Ka qenë drejtoi i Qendrës Shëndetësore Luz I Vogël në Kavajë, i cili ka dhënë vaksinën Pfizer për një qytetar nga Tirana, kundrejt dhënies së ryshfetit. Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë denoncuar këtë skandal me zë e figurë , teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të vaksinimit.

 

Gazetarët i drejtohen Qendrës Shëndetësore Luz i Vogël në Kavajë ku takojnë personalisht drejtorin e kësaj qendre i cili i orienton në dhomën e vaksinimit. Në këtë dhomë përveç infermieres është e pranishme edhe kryeinfermierja që është bashkëshortja e drejtorit. Pasi ulin bashkëpunëtorin e Fiksit të dyja sëbashku hapin shihesh që mban vaksinën Pfizer madje edhe duke e treguar që mbi qytetarin po bëhet kjo vaksinë. Pasi kryhet injeksioni i vaksinën bashkëpunëtorit i merren të dhënat dhe i thuhet se dozën tjetër të vaksinën do e bëj pas 21 ditësh.

 

Në bisedë bashkëshortja e drejtorit tregon se dozat e vaksinave Pfizer janë në doza shumë të vogla, ku në një muaj kjo qendër ka marrë vetëm gjashtë copë të tilla. Më pas gazetarët e Fiksit dhe drejtori i Qendrës Shëndetësore Luz i Vogël ulen në kafe duke biseduar edhe për çmimin që do të paguajnë për këtë shërbim të ofruar nga ai.

 

Por drejtori nuk pranoi të jepte një çmim pasi u shpreh ” do flasim pas dozës së dytë”. Ai gjithashtu u tregon gazetarëve se fillimisht njerëzit kishin frikë të vaksinoheshin , ndërkohë që aktualisht kërkesa për t’u vaksinuar me Pfizer është rritur shumë dhe sasi që merr qendra që ai drejton është tepër e vogël. “Në filim Pfizer blihej nga shteti me 16 mijë lekë të vjetra, por në fatuirat e fundit ka arritur në 72 mijë lekë të vjetra. Dhe pritet rritje akoma më shumë” shprehet ai.

 

Pas 21 ditësh bashkëpunëtorit të Fiksit i vjen njoftimi se duhet të bënte dozën e dytë të vaksinës. Sërish gazetarët shkuan në qendrën shëndetësore ku bëhet edhe doza e dytë e vaksinës Pfizer. Edhe pse me vendbanim në Tiranë qytetari e bëri vaksinën në Luz të Vogël të Kavajës ku u regjistrua nga ana e infermieres edhe në sistem. ” Pas tre ditësh do shfaqet edhe tek e-albania që jeni vaksinuar” shprehet infermierja.

 

Por pazaret nuk bëhen brenda qendrës shëndetësore, drejtori i kërkon gazetarëve të Fiksit të shkojnë në kafe dhe të bisedojnë. Edhe pse nuk dha një shifër konkrete se sa lekë donte, ai i fton gazetarët në zyrën e tij në qendrën shëndetësore. Edhe pse në dozën e parë u kishte thënë se do flisnin për shumën mbas kryerjes së dozës së dytë, drejtori nuk jep çmim fiks. Por pas shtatë mijë lekësh të lëna në tavolinën e tij, ai merr pesë mijë lekë duke kthyer mbrapsht dy mijë lekë. Pra në qendrën shëndetësore Luz i Vogël Kavajë kundrejt pesë mijë lekëve mund të vaksinoheshe me Pfizer.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...