Pa pikë makijazhi në fytyrë, ja si duket Samanta Karavella në të vërtetë (foto)

115

Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ka ndarë me mbi 500 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” disa imazhe të reja, që janë pëlqyer shumë nga fansat.

Përmes këtyre fotografive, ajo ka dashur që të tregojë se si duket fytyra e saj pa pikë makijazhi.

Në fotot në fjalë, këngëtarja shfaqet e ulur në një jaht, e veshur me një fustan me printe leopardi, me flokë të lëshuara dhe ujë e sapun në fytyrë.

Samanta duket se është kujdesur shumë për të, pasi lëkura duket shumë e freskët dhe e shndritshme. Këngëtarja e kishte plotësuar pamjen me një palë vathë në ngjyrë gold e në formë rrethi.