Ori Nebiaj tregon çfarë i ndodhi në jug në një hotel luksoz: Pagova 220 euro për një natë, kur shkova në dhomë pashë që mungonte…

432

Duke folur për turizmin e kësaj vere, Ori Nebiaj, tha se pak gjëra kanë ndryshuar nga vitet e shkuara.

Moderatorja tha se këtë vit numri i turistëve ka qenë më i lartë por cilësia dhe shërbimi, sipas saj çalojnë sërish. Po kështu, ndër problemet që ajo kishte evidentuar këtë verë, ishin rrugët e prishura, mungesa e shërbimeve në spitale, dhe mbeturinat.

Përpos këtyre Nebiaj tregoi se ka paguar 220 euro për një natë, në një hotel në jug të vendit, ku mungonte shërbimi në dhomë. Nisur nga kjo moderatorja u shpreh se për turizmin në vend, ka ende punë për të bërë.