“Jam e ëmbël por edhe shumë e keqe”, infermierja shumë se*si çmend djemtë në ‘Për’Puthen” (foto)

286

Konkurrentja më e re e ‘Për’Puthen’ quhet Ada. Ajo është 28 vjeç dhe vjen nga Skrapari.

 

Ajo ka përfunduar fakultetin e mjekësisë dhe ushtron profesionin e infermieres. Gjëja e parë që sheh tek një mashkull është buzëqeshja dhe pamja e jashtme. Ajo e cilëson veten si një femër ambicioze që arrin gjithçka që do në jetë.

 

Për atë nuk ka problem mosha e mashkullit që do të ketë në krahë, por Ada thotë se ka një karakter shumë të fortë dhe ‘aq sa është e ëmbël është edhe e keqe’.

 

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i djemve, nga të cilët nuk munguan as komplimentet e shumta për aparencën e jashtme dhe bukurinë e konkurrentes më të re.