Gazetari publikon shifrat: Deputetët shqiptarë kanë frikë të bëjnë vaksinën

120

Teksa numri i të infektuarëve nga Covid është në rritje dhe ministrja Ogerta Manastirliu së bashku me kryeministrin, Edi Rama, bëjnë thirrje për vaksinim, mesa duket vetëm 39 deputetë kanë marrë dozën e tyre.

Këtë fakt e ka bërë të ditur gazetari, Bledi Mane, pasi sipas tij nga 140 deputetë të sapozgjedhur, vetëm 39 prej tyre janë vaksinuar, ndërsa pjesa tjetër refuzon të marrin vaksinën.

Mane shton se deputetët të cilët do të futen në Kuvend duhet të vaksinohen publikisht duke i dhënë kështu një shembull qytetarëve që dhe ata më pas të marrin vaksinën.