EPIKE nga Greqia, vogëlushi i “bën” sh****n priftit gjatë pagëzimit

118

Një moment qesharak kur një foshnjë urinoi gjatë pagëzimit është bërë viral – me ndjekësit e rrjeteve sociale që bënë shaka, duke thënë se “ishte ai që pagëzonte priftin”.

Sipas mediave të huaja, Demetri Lymberatos, 35 vjeç, nga Nju Jorku, po filmonte pagëzimin e djalit të tij shtatë muajsh Jonathan të shtunën e kaluar kur ngjarja mori një kthesë të papritur.

Derisa një zyrtar në kishën greke mbante Jonathanin e zhveshur – foshnja filloi të urinojë dhe urina që “përpëlitej përpjetë pothuajse kapi priftin”.

“Të gjithë qeshën sepse skena ishte surreale”, ka thënë babai i tij.

Në kishën greke, pagëzimi konsiderohet si një nga ditët më të rëndësishme të jetës së të riut, pasi nënkupton fillimin e vërtetë të jetës së tyre si të krishterë. /Telegrafi/