E harroi Rudinën, ish-bashkëshorti i aktores së humorit gjen sërish dashurinë. Ja vajza që i ka rrëmbyer zemrën

545

Pas ndarjes së bujshme me aktoren e humorit, Rudina Dembacajn duket se ish-bashkëshorti i saj ka nisur një lidhje të re dashurie.

Aleksi ka publikuar në Instagram një foto mjaft romantike ku shihet së bashku me një gocë e cila i dhuron puthje. Këtë postim, ai e ka shoqëruar me një emoji zemër, duke treguar se bëhet fjalë për një person të afërt që i ka vjedhur zemrën. Epo, s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i përcjellim urimet më të mira çiftit.

Nga ana tjetër, Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj, Aleksandrin. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.

Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në Instagram.

Javët e fundit ajo është përfolur shumë për jetën e saj private, duke nisur nga një shtatzëni e mundshme, tek planet për martesë me Mark Frrokun.

Më herët ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” për të zbuluar se si qëndron e vërteta për thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë. Rudina tha se nuk është në pritje të ëmbël dhe duket se nuk ka në plan të afërt këtë gjë.

Ajo zbuloi se shumë shpejt do të martohet me Mark Frrokun, por nuk ka nisur ende nga përgatitjet. E pyetur nga Bieta Sulo nëse do e ftojë ish-bashkëshortin në dasmë, Rudina u përgjigj:

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera. Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë”. /Iconstyle