Ç’po ndodh? Bashës i ndodh e papritura, aleatët e PD negociata për të ‘braktisur’ grupin parlamentar

286

Teksa duhen edhe 2 ditë nga nisja së legjislaturës së re të Kuvendit, aleatët e Partisë Demokratike po diskutojnë krijimin e një grupi parlamentar të ndarë nga ai i selisë blu.

 

Pasditen e sotme pritet që kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule të takohen për të vendosur mbi planin e tyre. Mbledhja do të jetë informale.

 

Parimisht dakord janë pjesa me e madhe e aleateve, përveç kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, që nuk ia ka konfirmuar ende nëse do bashkohet me aleatët e tjerë për një grup parlamentar. Për të formuar një grup parlamentar, sipas Rregullores së Kuvendit duhet që të jenë të paktën 7 deputetë.

 

Përveç Dashamir Shehit, Agron Dukës dhe Vangjel Dules të cilët janë të vetmit që kanë marrë mandatet e deputetit nga radhët e forcave të tyre politike, në zgjedhjet e 25 Prillit, me logon e Partisë Republikane, por në listën e PD-Aleanca për Ndryshim dolën tre deputetë: një në Tiranë që ishte z. Mediu dhe dy në Lezhë; Elda Hoti që mori mandatin e Mark Markut dhe Lindita Metalija. Sa i përket Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet duhet thënë se dhe ajo mori 3 mandatee nga listat e opozitës, dy në Tiranë Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda si dhe një në Qarkun e Fierit.

 

Duhet nënvizuar se sipas rregullores së Kuvendit edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të bëjë një grup parlamentar pasi mori vetëm 4 mandate nga 7 që duhen gjithsej. Ende nuk ka asnjë informacion për lëvizjet e LSI-së në këtë drejtim.

 

Këto lëvizje të partive të tjera opozitare në vend vijnë kur Lulzim Basha dhe Partia Demokratike gjenden në një udhëkryq pasi janë vendosur nën një presion shumë të madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij ‘non grata’.