Çështja “Berisha”, Luarasi: Basha në situatë të vështirë, të tregojë se ka k…

Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi e ka cilësuar si të vështirë situatën në të cilën ndodhet kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

E ftuar në “Log.”, me Endri Xhafon, Luarasi tha megjithatë se Basha duhet të marrë një vendim lidhur me çështjen e liderit historik të partisë, Sali Berishës.

 

“Nuk mendoj se ka qenë Amerika që ka uzurpuar partitë politike në Shqipëri. Flamuri amerikan është pjesë e pandarë në fushata elektorale. Nuk do të doja kurrë të isha në këpucët e Lulzim Bashës. Është një vendim i rëndësishëm dhe i rëndë politik, po duhet ta marrë. Duhet të tregosh që ke këllqe. Deri tani situata është as mish as peshk. Asnjë përballje për të treguar që duam prova, ose elementi tjetër,” tha ajo.

 

Duke komentuar deklaratën e ambasadores amerikane pak javë më parë e cila i kërkoi përjashtimin e Berishës, Luarasi tha se Yuri Kim nuk vjen me vendimmarrje personale. Gjithashtu, ajo shtoi se sipas saj vendimi i DASH për Sali Berishën edhe politik, por jo i bazuar në thashetheme.

 

“Unë nuk e mendoj fare se Kim vjen këtu me vendimarrjet e saj personale. Asnjë ambasador, këtë e kemi parë në të gjitha daljet publike, secili prej tyre kanë thënë kjo është ajo që thotë DASH. Kjo është politikë dhe ne nuk po flasim je burrë i mirë apo i keq. Të gjitha vendimet që ka marrë Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kam parë asnjë rast, që nga momenti kur dash bën disa figura non grata dhe e bën publikisht, nuk kam parë asnjë rast ku për njërin prej tyre ka dhënë arsye.

 

Nuk duket se po bën ndonjë përjashtim edhe për Berishën. Prova, nuk ka dhënë për asnjë rast. Vendimi është politik, nuk ka një vendim që merret me thashetheme,” u shpreh Luarasi. g.v/abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...