“Mam, po ti?”, kjo është rubrika më e re në e “E diela shqiptare” që do ju bëjë të gjithëve për vete

74

Sezoni i ri në Tv Klan ka nisur zyrtarisht sot dhe veç programeve të sezonit të kaluar, do të kemi edhe programe të reja. Një prej tyre është edhe “Mam, po ti?”, që do të shfaqet si pjesë e emisionit “E Diela Shqiptare’, që rinis transmetimin nga 12 shtatori.

 

Sipas informacioneve që dihen deri më tani, çdo të diel të rinj të moshave 16 deri në 25 vjeç do të jenë në garë me njëri-tjetrin dhe përballë tyre do të jenë mamatë. Ato nuk do të jenë të pranishme vetëm si publik dhe si mbështetëset e tyre më të mëdha, por do të kenë në dorë edhe vlerësimin.

 

Për të zbuluar më shumë na mbetet vetëm të presim të dielën.