“Kemi ligjin e kanunit”/ (video) Flet babai i 18-vjeçares që humbi jetën: Dardani e mbante vajzën të mbyllur, ai duhet të…

139

“Marigona ishte vajzë e urtë dhe nuk fliste shumë. Ishte shumë e mirë, ai i mori jetën”. Kështu u shpreh babai i të ndjerës 18-vjeçare, e cila u la e pajetë përpara spitalit në Ferizaj. Marigona Osmani u keq trajtuar për vdekje nga bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa, 29 vjeç.

 

Babai i Marigonës, Muhabia, flet për herë të parë pas ngjarjes të së bijës për mikrofonin e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel. Në këtë intervistë, ai tregon për keq trajtimin e ushtruar ndaj vajzës së tij dhe përmend kanunin.

 

“Jemi duke përjetuar shumë raste të rënda. Ne nuk kemi ditë që do na ndodhë ky rast. Kemi qenë të bindur se çdo gjë ka qenë në rregull, por paska qenë mashtrim. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira, vajzë e sinqertë, e urtë, shumë e mirë, nuk kemi pasur telashe me të.

Ai i mori jetën. Ai e ka mbajtur vajzën nën vëzhgim. Nuk ka pasur telefon. Mama e vet ka shkuar dy herë në banëse, dhe ka qenë e mbyllur. Dardani e mbyllte brenda me çelës në shtëpi, e ka zbuluar nëna e Marigonës”, tha Muhabia.

 

Ky i fundit shtoi se vajza u kishte thënë se çdo gjë ishte në rregull dhe ata mendonin kështu.

 

“Nuk e kuptoj se si ka qenë i lirë. Nuk do të ndodhte kjo ngjarje nëse nuk do të dilte”, tha babai i Marigonës, i cili shtoi se nëse nuk merr vendimin e merituar, do të bëjnë vetëgjyqësi.

 

“Vajza e mori vetë dhe nuk kishim si të ndërhynim. Ishte e mbyllur nuk tregonte, por ai paska qenë i tmerrshem. Vajza nuk fliste pa miratimin e tij, ja shpreha bashkëshortes frikën time”, tha babai i të ndjerës.

 

Muhabia shtoi se Dardani kishte 136 akuza per akte te denueshme dhe ishte i lirë, ku ai duhej të ishte në burg dhe nuk duhej të dilte nga aty.

 

Sipas tij, nëse ligji nuk funksionon, ata kanë ligjin e kanunit.

 

“Nëse shteti nuk jep verdiktin e vet, ne kemi ligjin e kanunit. Kemi variantin plus, kanunin e Lek Dukagjinit”, përfundoi ai.