“Ishalla s’ngelem me barrë që ta kem b…”, Rudina Dembacaj tregon detajet e dasmës: Shumë shpejt do të më shihni nuse

330

Rudina Dembacaj foli këtë mbrëmje për pushimet familjare, si dhe batutat me Markun të cilat qarkulluan gjatë gjithë verës në medien rozë.

 

Ajo foli gjithashtu edhe për thashethemet e fundit lidhur me dasmën apo një shtatzëni të aluduar, të cilën e mohoi.

 

Dembacaj tha për Top Channel se shumë shpejt do ta shohim të veshur nuse, duke mos dhënë më tepër detaje lidhur me eventin.

 

E pyetur nëse do ta ftonte ish-bashkëshortin në dasmë, aktorja e kaloi me sportivitet duke thënë:

 

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj akoma se çfarë fustani do vesh njëherë. Seriozisht! Nuk i kam hyrë ndonjëherë këtyre mendimeve. Po mendoj akoma çfarë fustani, çfarë këpucësh… O Zot, ishalla s’ ngelem me barrë që ta kem belin e hollë”, tha me nota humori Rudina Dembacaj.