Edhe pse ka 1 vit që e ka kaluar Covidin, Eni Koçi tregon se vuan ende nga ‘parosmia’

Ka kaluar pothuajse një vit që kur Eni Koçi zbuloi se ishte infektuar me koronavirus. Këngëtarja tregoi se ndër simptomat ishte dhe humbja e shijes dhe nuhatjes. Mirëpo, ndërsa ka kaluar kaq shumë kohë nga infektimi, ajo tregoi se ende ka probleme me shijen dhe nuhatjen.

 

“Ende vuaj pasojat me shijen dhe nuhatjen (parosmia)”, ka shkruar Eni teksa i përgjigjet një ndjekësi në Instastory. Sakaq, kujtojmë që pak ditë më parë bashkë me Genc Prelvukaj morën vaksinën kundër Covid-19.

 

Këngëtarja bëri gjithashtu thirrje dhe ndaj atyre që janë skeptikë ndaj vaksinës. “Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës.“, tha Eni.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...