Disa fëmijë infektohen me Covid-19, flet mjekja e pediatrisë: Një prej tyre në gjendje të rëndë

Situata e Covid-19 në Kosovë është alarmante, kjo pasi po prek edhe moshat e reja, përfshirë fëmijët.

Doktoresha e Pediatrisë, Violeta Grajqevci ka treguar se aktualisht në spital janë 3 fëmijë me Covid-19, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Numri i rasteve që janë të hospitlaizuar në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë tre fëmijë. Gjendja e dy fëmijëve është stabile kurse fëmija i tretë është me frymëmarrje të asistuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin vetëm njëri prej tre fëmijëve është në oksigjeno-terapi në gjendje të rëndë.

Ne nuk kemi pasur numër të vdekjeve me variantin e ri të sëmundjes me Covid-19. Kështu që për momentin nuk mund të flasim për shkaqe të vdekjes sepse nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”,- shprehet ajo.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 25 mijë e 290.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...