Christina Aguilera, i “vë zjarrin” Instagramit me foto…

94

Christina Aguilera shfaqet si rrallëherë në një foto pa rroba në Instagram. Gjysmë e veshur me Xhins, ylli i muzikës Pop dhe R&B ekspozoi format e saj përmes dy fotove, të prezantuara para më tepër se 7.6 milionë ndjekësit e saj në këtë rrjet social.

 

Pavarësisht se është 40-vjeç, ajo duket si rreth të 20-ave. Gjithsesi, nuk është ky qëllimi i postimeve të saj. Aguilera njihet si një aktiviste aktive për të drejtat e grave dhe vajzave dhe me këtë rast njoftoi se do të merrte pjesë në Festivalin Llejdilend të Nju Jorkut. Bëhet fjalë për një spektakël që do të zhvillohet më 11 shtator, me pjesëmarrjen vetëm të artisteve femra.

 

Në një intervistë të kohëve të fundit, Agilera u bëri thirrje grave dhe vajzave të mos turpërohen nga trupi i tyre, pavarësisht nëse janë mbi apo nën peshë. Sipas saj, u takon atyre të vendosin për çdo gjë për veten, për sistemin e riprodhimit, për privatësinë, lumturinë e për hapësirën personale.