Bieta zbulon si e thërret Albanin me përkëdheli dhe është emri më i veçantë që keni dëgjuar

226

Bieta Sulo ka nisur sot sezonin e ri televiziv me “Ftesë në 5” dhe surprizën e parë ja bëri familja e saj. Albani, Kroi dhe Joelle i kanë dërguar një buqetë me lule.

 

“Faleminderit zemrat e mia, Kroi, Joelle, Alban. Kuptohet këto emocione përpara transmetimit veç ta rëndojnë dridhjen e zërit, por ta mbushin zemrën”, shkroi Bieta.

 

Por ajo që mori vëmendjen ishte shkrimi në buqetë. Bam-du, shkruhet në pusullën që na zbuloi sesi e thërrasin Albanin në familje, një pseudonim ky që mbase e ka shpikur Kroi, por që nuk e kishim dëgjuar më parë.