Berisha i tregon kufirin te thana Bashës/ Nëse më përjashtojnë pa prova, në PD do të bëj që…

Sali Berisha nuk ka aspak në plan që të heq dorë nga mandati dhe më 10 shtator kur do të konstituohet parlamenti i ri, ai do të jetë aty në sallën e Kuvendi, ku SHBA nuk kërkon ta shoh pasi e konsideron si minuesin e demokracisë.

Madje nëse kryedemokrati Lulzim Basha guxon ta largojë atë në moment të fundit, Berisha ka dhënë një kërcënim të drejtpërdrejt për të se do të bëjë gjithçka që t’i rikthejë vlerat PD-së që e ngriti vetë.

Berisha nuk tha se cilat vepra do të kryente, por shtoi se do të bënte gjithçka që i lejonte kuadri kushtetues, (ku nuk përjashtoi largimin e Lulzim Bashës dhe marrja e drejtimit nga ai vetë). Për realizimin e këtyre veprave që do rikthenin vlera e PD nëse e largonin pa prova, Berisha u sigurua ta theksonte qartë se “ai ka një influencë të madhe në PD”

“Raportet e mia me Bashën me PD ndërtohen mbi bazën e qëndrimit ndaj disa parimeve të caktuara. Në respekt të atyre parimeve unë qëndroj plotësisht dhe nuk mundem nga asgjë, por nesër nëse PD do të merrte një qëndrim aparimor, Berisha do të bënte gjithçka që PD të rikthehet në ato vlera. Do të bëjë gjithçka në kuadrin kushtetues për rikthimin e PD në vlerat që ajo është themeluar.

Ideja se PD është parti e Sali Berishës , ata që mendojnë se unë me akte konkrete me propozime konkrete kam drejtuar PD gjatë kohës që ishte në opozitë ata mashtrojë vetën e tyre. Unë kam patur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD. Pse? Nuk gjen sot ti një njeri se zyra këtë vend apo atë për shkak të mbështetjes nga Berisha apo ndërhyrjes së tij.

Por influenca ime buron në PD thjeshtë se kam mbrojtur interesat e saj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kam mbrojtur interesin kombëtar”, tha Berisha për emisionin “Now”.

Në lidhje me qëndrimin e PD ndaj shpalljes së tij ‘non grata’ nga DASH apo edhe kërkesë së SHBA që të distancohet nga ai, Berisha tha se partia e tij por edhe Basha po mbajnë qëndrimin e duhur, pasi një person nuk mund të largohet pa fakte e prova. Por nëse PD ka në dorë prova, atëherë për Berishën PD do bënte gabim historik nëse nuk do e përjashtonte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...