Berisha hyn në parlament më 10 shtator: “Është vullneti i qytetarëve”

200

Në intervistën e tij për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ish-kryeministri Sali Berisha nuk la gjë pa thënë.

Midis të tjerash ai konfirmoi një herë e mirë se do të hyjë në paralament për asnjë arsye tjetër veç faktit se shqiptarët e votuan duke i dhënë mandatin e deputetit.

Teksa theskoi se do të godasë fort Ramën, Berisha premtoi se gjatë kësaj qeverisjeje, opozita do të jetë më e fortë se kurrë.

“Ditën e premte Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo.

Nuk fshihem prapa sovranitetin, prapa dinjitet. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjiteti tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë”, tha Berisha.