Si argëtohen politikanët në plazh, nga shkuma party te volejbolli! Fotot në vite të figurave të njohura të politikës

Është kuriozitet më vete të shohësh figurat e njohura të politikës, teksa në jetën reale sillen pa ato rregullat klishe që iu dikton shoqëria, teksa kanë veshur kostumin e politikanit.

 

 

Pikërisht për këtë arsye, paparazzi i “Panorama plus” i ka ndjekur ata në vite për të parë se çfarë bëjnë gjatë pushimeve, çfarë preferojnë në kohën e lirë a janë aktivë apo dembelë, me kë rrinë etj?

 

 

Fotot që po publikojmë këtë radhë, datojnë rreth 5-7 vite më parë dhe janë bërë kryesisht në plazhin e Dhërmiut në Jug.

 

 

Ishte koha kur ata preferonin të pushonin në të njëjtin plazh, ku nuk mungonin edhe takimet, por edhe argëtimet mes kolegësh.

 

 

Asokohe ministër i Energjetikës, por dhe si një djalë bregu, Damian Gjiknuri nuk kishte se si të mos e konceptonte pushimin në det si një argëtim në lëvizje, mundësisht me shpejtësi.

 

 

Ai është fotografuar në një skaf të vogël bashkë me një mikun e tij.

 

 

Po me skaf, por jo me shpejtësi, është fotografuar ministri i Ekonomisë së asaj kohe, Arben Ahmetaj. Ai ka preferuar motorrin e ujit, një mjet që kënaq dëshirat e dikujt që do shpejtësinë dhe adrenalinën në det.

 

Asokohe ministër i Mirëqënies Sociale e sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dukej një nga politikanët më pasivë në plazh.

 

Ai është fotografuar vazhdimisht me një libër në dorë dhe me celularin e tij, prej të cilit nuk ndahet asnjë moment. Tani që është bërë baba, me siguri lëviz më shumë gjatë pushimeve, edhe për shkak se fëmijët duan argëtim non stop dhe duhet t’i ndjekësh nga pas.

 

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili pas shumë vitesh në Parlament, këtë herë nuk arriti të marrë një mandat deputeti, ka qenë një ndër politkanët më aktivë.

 

Ai është fotografuar duke luajtur volejboll, ku ka dhënë maksimumin e energjive të tij për të fituar.

 

 

Në disa raste ka pasur në skuadrën përballë një kundërshtar, i cili është i tillë edhe në politikë, Blendi Klosi, por ama në një lojë volejbolli, është tejet argëtues një rivalitet si ky.

 

 

Dhe në fund qershia mbi tortë, argëtim rinor dhe pa komplekse ka ofruar kampi i LRI në Jal.

 

 

Me sa duket, ata që janë argëtuar më shumë nuk kanë qenë të rinjtë, por baballarët e politikës.

 

 

Siç e shihni në foto, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë zhytje spektakolare në shkumë, por nuk kanë mbetur pas edhe Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Luna Rama etj.

 

 

Një argëtim me shpirt rinor, i cili u kthye në traditë për vite me radhë dhe natyrisht nuk ka mbetur pa prodhuar lajme të këndshme si ky i shkuma party.

 

/Panoramaplus.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...