Qeveria merr vendimin e papritur, ulen orët e punës por paga nuk preket

229

Skocia ka vendosur që të ndryshojë plotësisht ditët e punës për qytetarët.

Ata kanë vendosur që të provojnë një javëpunë katër-ditore, duke u bërë kështu shteti i fundit që i është bashkuar trendit që shumë vende e kanë mirëpritur.

Partia Kombëtare Skoceze po e përmbush më së miri premtimin e fushatës për të ulur sa më shumë orët e puntorëve në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe lumturinë e puntorëve.

Po ashtu, para disa javësh Spanja, Zelanda e Re, Japonia dhe Islanda kanë miratuar punën katër ditore. Ajo çfarë është më interesante në të gjithë këtë plan është fakti se punëtorët do të kenë ulje të orëve me 20%, mirëpo pa ndikuar aspak në pagë.

SNP ka premtuar 13.8 milion dollarë për financimin e kalimit në një javë pune të shkurtuar.

Disa biznese tanimë kanë filluar javën e tyre të shkurtuar të punës, secila me mbështetjen e punonjësve.