Lori Hoxha nis aksionin. “Big Brother Vip” shumë më afër nga ç’mendonim! Edhe emri i konkurrentit të parë!

Teksa të gjithë jemi tërë “sy e veshë” për të mësuar të parët emrat e konkurrentëve pjesëmarrës,

Lori Hoxha sapo na ka zbuluar diçka më të rëndësishme për “Big Brother Vip”. Përmes një fotoje të vetme, ku duket studio e ndriçuar, Lori na tregoi kështu se “Bigu i vipave” do të nisë shumë shpejt.

Pjesa më e vështirë e këtij produksioni, që është mbyllja e marrëveshjes me personazhet që do të marrin pjesë ka përfunduar dhe duket se organizatorët po u japin dorën e fundit detajeve para shout.
Tej studios, Big Brother Vip, këtë herë duket se do të zhvillohet edhe në Instagram ku si Lori ashtu edhe Arbana, dinë si t’i mbajnë të mbërthyer fansat e tyre.

Prezantuesja, Arbana Osmani, përmes një posti në “story-n” tregon se emri i konkurrentit të parë i “BB VIP” do të zbulohet në faqen @bigbrotheralb_vip, në një postim që do të qëndroj aktiv vetëm 1 orë. Një ide e mirë për të mbajtur publikun të fiksuar edhe pas Instagramit, jo veç tek ekrani i madh.

“Big Brother” rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e “Top Channel”, ndërsa banorët VIP thuhet se do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...