Bilanci i aksidenteve, shefi i Rrugores : Emigrantët janë arrogantë në timon…

578

Në një intervistë për ‘News 24’, shefi i Policisë Rrugore, Erion Ahmeti foli për bilancin e madh të aksidenteve që janë shënuar në vend.

 

Ai tha se disa akse, rrugë interurbane kryesore dhe dytësore si edhe bulevarde po monitorohen me radare dhe se ka pasur raste të mjeteve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.

 

Ahmetaj tregon se është bërë një analizë nga policia rrugore në mbyllje të sezonit turistik dhe ka rezultuar se shkelja më e shpeshte e drejtuesve të mjetit ka qenë parakalimi I gabuar që ka sjellë jo vetëm aksidente por edhe trafik te renduar në shumë akse.

 

Nga analiza ai thotë se ka arritur në përfundimin se shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit dhe vijnë në Shqipëri janë arrogantë në timon.

 

Shefi i Rrugores thotë se shkelësit më të mëdhenj të kodit rrugor kanë rezultuar emigrantët.

 

Në nisje të vitit të ri shkollor shefi I komisariatit rrugor Erion Ahmeti tha se është hartuar një plan masash për të patrulluar pranë shkollave dhe për të kontrolluar mjetet që janë licencuar për të transportuar nxënës.