Afganët/ Gazetarja e BBC: Shqipëria shkroi historinë e saj në botë, do t’ia rrëfej të gjithë globit

130

Me pranimin e afganëve Shqipëria shkroi historinë e saj, ky është një popull me empati të madhe dhe ka hapur dyert për popullin e vendit tim. Përmes këtyre mesazheve gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News Yalda Hakim tregon mirënjohjen e saj për atë që shqiptarët kanë bërë këto ditë për bashkatdhetarët e saj.

 

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv nga Shëngjini ku ka vizituar afganët që organizata e themeluar prej saj shpëtoi, Hakim premton se këtë histori, këtë gjest të jashtëzakonshëm të shqiptarëve do t’ia rrëfejë të gjithë botës.

 

“Kam një djalë 2-vjeç dhe shpresoj një ditë kur të rritet të kthehet në Afganistanin e lirë”, thotë ndër të tjera ai në intervistën për Report Tv.

 

Dhjetëra gra dhe vajza kryesisht pjesë e universitetit amerikan të vajzave në Kabul jetojnë aktualisht në Shëngjin pasi u shpëtuan fatmirësisht nga fondacioni i gazetares së BBC, Yalda Hakim.

 

Vetë gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News Yalda Hakim ka zhvilluar një vizitë në vendin ku ato qëndrojnë edhe është pritur me mirënjohje dhe respekt nga vajzat.

 

Fondacioni që ajo drejton “The Yalda Hakim Foundation” nxori nga Afganistani i pushtuar nga kaosi disa javë më parë, 59 studentë nga American University of Kabul, bashkë me disa gazetarë, komedianë dhe prezantues radiofonik.