“Taulant Balla, Elbasani TY TË DO”, tifozët habiten me dronin mbi stadium gjatë ndeshjes Shqipëri-Hungari

55

Një dron me një mesazh politik ka fluturuar gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Shqipër-Hungari në Elbasan Arena.

Droni është ngritur mbi stadium ndërsa kishte një banderolë me mesazhin “Taulant Balla, Elbasani ty të do”, raporton neësbomb.al.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e “zhveshi” Ballën nga postet në qeveri. Madje duke bërë dhe një lëvizje që për shumë u konsiderua “e çuditshme”, Rama e çoi Ballën nga drejtues politik të Elbasanit në Fier.

Tifozët e kombëtares thonë se gjatë ndeshjes në stadium ka patur edhe thirrje “Rama ik”.

Kujtojmë se për ngritjen e dronëve gjatë ndeshjeve të futbollit ka rregulla të forta, ndërsa nuk dihet se kush e ka fluturuar këtë dron.