Opozita ka vendosur të bashkëpunojë me Ramën… Gazetari nxjerr prapaskenat

118

Gazetari Enton Abilekaj, ka folur për situatën politike në vend.

Abilekaj thekson se ofertat që bëri Kryeministri Edi Rama pas zgjedhjeve, opozita po i paraqet si të vetat teksa shton se kjo e fundit, po bashkëpunon me Ramën por nuk e tregon.

“Ne nuk dëgjuam që PD të denonconte një aferë konkrete me emër dhe mbiemër. Kjo nuk ndodhi asnjëherë gjatë fushatës. E dyta është se opozita ka marrë një vendim në Këshillin Kombëtar, ku i paraqet si kërkesa të veta ofertat e Ramës.

Domethënë atë që Edi Rama ofroi me 26, 27 Prill, kur bëri deklarimin e fitores në ‘Sheshin Skëndërbej’, opozita i paraqiti si kërkesat e veta në Këshillin Kombëtar dhe si të panegociueshme.

Pra opozita ka vendosur të bashkëpunojë me Ramën dhe nuk e thotë këtë gjë, nxjerrë përpara një deklarim fals se kjo është një mazhorancë e dalë nga zgjedhjet e korruptuara dhe pastaj i futet rrugës së bashkëpunimit ashtu siç e ka ftuar Rama.

Kjo tregon se këto kanë pushuar së qeni opozitë, kanë pushuari së besuari në misionin opozitar. Këta kanë vendosur të kapin vendin e opozitës dhe ta përdorin atë për të marrë ç’të mundin nga Rama.

Në këto kushte unë besoj se në Parlament nuk do kemi as denoncime të vërteta. Nuk do kemi fare opozitë, do të kemi teatër, i cili do i bëjë dëm akoma më shumë vendit.

Reagimi i shoqërisë ka një problem në këto kohë, nuk është më ai reagimi i dikurshëm sepse ka pasur momente që në shoqërinë shqiptare ka pasur protesta. Tani gjithë kriza e vendit tonë shkarkohet jashtë Shqipërisë. Ju e shikoni që shqiptarët e pakënaqur nuk rrinë në Shqipëri ikin jashtë”, tha ai për Ora News.