Humbi 3 familjarë për shkak të COVID-19, “shpërthen” profesori: Ju që i thurni lavde kësaj qeverie, hiqmuni sysh

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Gëzim Selaci, i cili ka humbur 3familjarë për shkaktë COVID-19, ka bërë ditën e sotme një shkrim ku kritikon qeverinë “Kurti” për menaxhimin e pandemisë.

Ai kërkon që të mos thuren lavde për politikanët, teksa akuzon qeverinë se nuk ndërmori fushatë ndërgjegjësimi për rrezikun nga virusi.

“Pash jetën, së paku vetëm një ditë, pa lavde e surrata të politikanëve! Ju që i thurni lavde kësaj qeverie ose qitni surratat e tyne në profile private, portale lajmesh e ekrane televizive, hiçmuni sysh, së paku sot. Këto ditë kam pasë tri raste të vdekjes nga Virusi në familje, dy në familjen e gruas sime dhe një në familjen time,

andaj nuk mund të duroj surratat e zgërDhimë të atyre që e qeverisën drejt vdekjes një babë dhe vajzën e tij të re, dhe një nënë bashkë me fëmijën në barkun e saj, si dhe shumë raste të tjera tragjike”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Status me zemërin e frikë,

Pash jetën, së paku vetëm një ditë, pa lavde e surrata të politikanëve! Ju që i thurni lavde kësaj qeverie ose qitni surratat e tyne në profile private, portale lajmesh e ekrane televizive, hiçmuni sysh, së paku sot. Këto ditë kam pasë tri raste të vdekjes nga Virusi në familje, dy në familjen e gruas sime dhe një në familjen time, 

andaj nuk mund të duroj surratat e zgërDhimë të atyre që e qeverisën drejt vdekjes një babë dhe vajzën e tij të re, dhe një nënë bashkë me fëmijën në barkun e saj, si dhe shumë raste të tjera tragjike.

Edhe po, i zemëruar jam, dhe mendoj se flas në emër të të gjithë të zemëruarve që fajësojnë këtë qeverisje të papërgjegjshme për humbjen e jetëve të të dashurve të tyre nga Virusi. E akuzoj qeverinë që jo që nuk ndërmori kurrfarë fushate vetëdijësuese për rrezikun e Virusit dhe programe edukimi për mbrojtjen prej tij,

por me muaj të tanë lejoi rrëmujë në kafe, restorane, klube, salla dasmash, tregje, koncerte, festivale, klube, rrugë e aeroport, duke lënë kështu përshtypjen se iku virusi, e duke u thënë qytetarëve se s’ka rrezik, s’ka krizë! Tash, guxojnë të na thonë se do të ketë edhe fushatë zgjedhore!

Nuk jam nga ata naivët që presin njëfarë shpëtimi si mesianik nga politika ose shpresojnë qeverisje sipas modelit nordik, por pritshmëritë i kam goxha të ulëta nga politika, duke pasë parasyshë rrethanat politike, socioekonomike dhe kulturore në vend.

Kështu, politikës i falë dhe i kisha falë shumë paaftësi, papërgjegjshmëri, mbrapshti e padrejtësi në qeverisje. Mirëpo, kur na udhëheqin politikanë kaq të pandjeshëm për vleftën e jetës së njeriut, nuk di çfarë tjetër duhet me ndodhë për mos me u zemëru me qeverinë aktuale dhe mos me u frikësu nga ajo!

Për fund, secilin mik/e që e sheh këtë postim dhe nuk i kushton zemra të shprehë zemërim me këtë qeverisje ose druan që nëse shpreh zemërim rrezikon ndonjë privilegj që e gëzon ose e shpreson nga pushteti, e lus që të ndihet i/e lirë t’i japë fund miqësisë virtuale me mua këtu. Nuk na duhet miqësi, as reale, as virtulale, nëse nuk themelohet mbi respektin e pakusht për jetën e njeriut!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...