Heroi i kuqezinjve ndaj Hungarisë, Armando Broja shpërthen në lot pas ndeshjes

127

Shqipëria mori një fitore të çmuar1-0 përballë Hungarisë e cila mban gjallë shpresat e kuqezinjve për një vend në Botërorin “Katar 2022”.

Goli i fitores u shënua nga sulmuesi Armando Broja në minutën e 87-të të takimit duke çuar në delir zemrat e tifozëve kuqezi.

Por ky ishte dhe një gol historik, pasi është goli i pari që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje midis tyre, i cili do të mbajë firmën e sulmuesit Armando Broja.

Pas ndeshjes, 19-vjeçari shpërtheu në lot ku pas tij shkuan të gjithë lojtarët e Shqipërisë duke e përkrahur.

Janë lot gëzimi këto, për një supersulmues që Shqipëria do të ketë në sulm në të ardhmen.