Vaksinë me detyrim, infermierja: Më mirë iki nga puna, vendos unë për trupin tim

Refuzimi i vaksinës me detyrim nga një infemiere në spitalin “Attikon” është kthyer në temë dite në Greqi.

E reja ka reaguar pas ultimatumit të ministrisë sipas të cilit do të pezullohen nga puna ata që nuk duan të bëjnë vaksinën anti-Covid. Duke folur për “Mega”, ajo shprehet se më mirë preferon të largohet nga puna se sa të bëjë vaksinën me detyrim.

“Është një ndërhyrje në çështjet shëndetësore, e cila nuk mund të bëhet pa miratimin e atij që i përkët trupi. Më mirë largohem nga puna se sa të bëj vaksinën me detyrim”, tha ajo.

“Unë nuk jam kundër vaksinave. I kam vaksinuar fëmijet e mi me vaksina të ndryshme, por që janë të testuara, kjo e Covid-19 nuk është e testuar ende”, vijoi ajo.

Greqia ka pezulluar rreth 6 500 punonjës spitalesh pasi nuk kanë bërë vaksinën anti-Covid siç urdhëroi ministria e Shëndetësisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...