Moderatorja shqiptare tregon sekretin: Më ka ngacmuar futbollisti i Barcelonës

184

Moderatorja e njohur Elmira Sadrija ka deklaruar se një vit më parë është bërë lajm ndërkombëtar pasi nëpërmjet rrjeteve sociale është ngacmuar nga një futbollist i Barcelonës, emrin e të cilit nuk e bën me dije.

 

Në një intervistë për mediat, bukuroshja është shprehur se papritur e ka gjetur veten në lajmet e Ballkanit dhe më gjerë.

 

“Ngacmimi i fundit ka qenë në shtator të vitit të kaluar, kur unë kam arritur të bëhem lajm në Ballkan dhe pak më gjerë që nuk e kam kuptuar përse. Përmes followers në Instagram, kam parë që kam qenë në top lajmet në Kroaci, Bosnjë, Serbi, Mal të Zi, edhe kjo ka pasur të bëjë me një futbollist të Barcelonës”, u shpreh Elmira.