Ilir Meta i shqetësuar se po na ikin fëmijët nga Shqipëria, qytetarët e kapin ‘mat’: Ky e ka vjedh floririn për vete… (FOTO)

230

Presidenti Ilir Meta duket se është shumë i shqetësuar kohët e fundit pasi iu bëri thirrje të rinjve mos braktisin vendin e tyre.

 

Sot Meta kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për çështjen e largimit masiv të fëmijëve nga Shqipëria

 

Kryemadhi dhe presidenti Ilir Meta në media bëjnë thirrje që të rinjtë të kthehen në Shqipëri, por fëmijët e tyre i kanë larguar për në Londër.

 

Kjo duket si një tentativë e presidentit për tu hedhur hi syve shqiptarëve, të cilët tashmë e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë se ai dhe Monika Kryemadhi i kanë fëmijët e vet i kanë larguar nga vendi ynë dhe i kanë dërguar në Angli për një jetë më të mirë.

 

Ky fakt nuk iu ka shpëtuar dhe ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët i kanë masakruar me komente negative.

 

“I ke fut ne hesap edhe femijet e tu Like?”, i shkruan një qytetar.

 

“JU LUTEM GJENI FEMIJET E PRESIDENTIT TE PARET SE KEMI SHUME MERAK KU FLENE DHE TE MBLEDHIM LEKE SE JANE PA BUKE”, i komenton një tjetër ndjekës.