Emanuel Macron : Milionat qe merr Rama dhe te tjere nga strehimi i afganeve

Një valë refugjatësh afgan në kontinetin Evropian shqetëson jo pak vende të unionit.

Shumë shtete madje kanë refuzuar të strehojnë të evakuarit e Kabulit . Presidenti francez Emmanule Macron, ka shprehur shqetësimin për flukse të parregullta refugjatësh që do të përfshijnë vendet europiane.

“Është një cështje që duhet ta bëjmë si evropian dhe nuk dua ta pësojmë, pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”, është shprehur Macron.

Kryeministri shqiptar disa ditë më parë pasi u pyetur nga mediat e huaja nëse po ndihmohej nga shtetet e pasura u shpreh : “Nga vendet më të pasura? Jo. Për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Me sa duket është një numër i konsiderueshëm nga SHBA e Britania që e kanë zemrën të pasur”

Ndërkohë që presidenti i Francës ka përmendur Shqipërinë, si një ndër vendet që po strehon afganët duke rënë në kontradiktë me deklaratat e mësipërmë të Ramës
“Si t’ja bëjmë ne kur SHBA evakuojnë afganët që më pas janë zhvendosur në Shqipëri ose vende tjera kundrejt një pagese?” është shprehur presidenti francez.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...