Cila është moderatorja më e mirë shqiptare? Alketa Vejsiu habit me përgjigjen: Të gjitha janë …

Alketa Vejsiu për momentin po merret me përgatitjet e “Love Story”, që rikthehet së shpejti në transmetim. Megjithatë, ajo ka gjetur pak kohë për të biseduar me ndjekësit, e për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Krahas kurioziteteve të shumta, një nga ndjekësit e ka pyetur se cila është moderatorja e preferuar. Alketa ka dhënë një përgjigje “diplomatike”, pa përmendur emra. “Të gjitha janë më të mira se unë. Unë dua thjesht të jem më e mirë se vetja ime deri tani”, shkruan ajo.

Ndërkohë, një tjetër e ka pyetur se pse nuk bën bamirësi. “I bëj, por pa i bërtitur”, i është përgjigjur Alketa.

Pyetjes personale, se pse nuk bën një fëmijë tjetër, ajo ka zgjedhur të mos i përgjigjet. Në fakt, moderatorja gjithmonë ka qenë e rezervuar, sa i përket jetës private. /News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...