Zgjerohet “rrethi”/ Ja kategoritë që do vaksinohen me detyrim

Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policë, farmacistë dhee laburantë do vaksinohen me detyrim.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini. Kjo e fundit tha se me grupet e para vihet re një trend në rritje për t’u vaksinuar nga grupi i parë, i cili duhet ta ketë kryer deri në fund të muajit shtator.

“Ka një fluks në rritje të vaksinimeve”, thotë Tomini.

Mirëpo, vaksinimi i detyruar ka hasur në kontestime dhe refuzime edhe në vendin tonë, pasi e konsiderojnë shkelje të së drejtës së njeriut.

“Sigurisht që prekim lirinë nëse nuk sigurojmë shëndet të popullatës. Prekim etikën nëse do të lejonim që grupe riskuqë kanë kontakte kaq të mëdha dhe kaq intensive, ti linim pa vaksinuar”, u shpreh Tomini.

Ndërkohë që ekspertët mendojnë se përsa kohë nuk ndalon infektimin, vaksina nuk mund të jetë e detyrueshme.

“Individi i vaksinuar me të dyja dozat sigurisht që mund të prekët, sepse ne kemi thënë që mbrojtja nuk është 100%. Mund të preken, por me një klinikë të lehtë. Koha e transmetimit tek një person i vaksinuar është më e shkurtër sesa tek një individ që është i pavaksinuar”, shprehet zv.ministrja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...