Tha se do të largohej nga televizioni, por ja ku do ta shohim Ori Nebijajn

117

Ori Nebijaj kandidoi si deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, me Partinë Demokratike, mirëpo nuk mori mandat. Moderatorja kishte vendosur të largohej nga televizioni pas përfshirjes në politikë.

 

“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, tha ajo pak kohë më parë. Pas përfundimit të zgjedhjeve, Ori hoqi dorë nga vendimi i saj dhe gjatë verës moderoi programin “Pushimet on Top”.

 

Po tani ku do ta shohim moderatoren? Ajo nuk ka ndërmend të largohet, përkundrazi, Orin do ta shohim sërish përkrah Isli Islamit në sezonin e ri të “Wake Up”. Programi rifillon me datë 6 Shtator.