Reperi i njohur “ngel shtatzënë” me rastin e nxjerrjes së albumit

Për ne njerëzit e thjeshtë është e pamundur të kuptojmë lidhjen e ngushtë që mund të ekzistojë midis një artisti dhe artit të tij. Këtë e vërteton mënyra sesi këngëtari 22-vjeçari prezanton albumin e tij më të ri “Montero”.

Albumi do të dalë në treg në 17 Shtator dhe ka si Cover photoshoot-in e Lil Nas X, por shumë ndryshe nga të tjerët. Artisti është duke pritur një fëmijë…albumin e tij debutues.

Në photoshoot-in e realizuar nga ekipi i revistës të famshme ‘People’ shfaqet “shtatzënë” dhe me një kurorë me lule të bardha në kokë. Sepse kështu e konsideron albumin e tij, si një fëmijë që me të vërtetën e tij do bëhet pjesë e zemrës të shoqërisë.

Ai rrëfen se ideja për t’u shfaqur në këtë mënyrë i erdhi nga teksti në këngën “Dolla Sign Slime”, në bashkëpunim me reperen Megan Thee Stallion.

Në intervistën e dhënë reperi tha se albumi tregon shumë histori personale, të cilat në një farë mënyre lidhen me historitë që mund të kenë shumë njerëz, prandaj i drejtohet albumit ‘si fëmija im që do të arrijë shumë’, duke lënë të nënkuptohet që do të korrë shumë sukses.

Reagimet në internet kanë qenë të parashikueshme. Përdorues të ndryshëm të rrjetit kanë qenë pro dhe kundër. Disa e kanë konsideruar të turpshme, ndërsa dikush ka postuar në Twitter: “Asgjë kundër të qenit gay, por kjo ka shkuar shumë larg”.

Sidoqoftë, disa u ngritën për të mbrojtur reperin, “nëse ai mendon se kjo është një mënyrë e mire për të promovuar albumin e tij, atëherë ai ka të drejtë, sepse unë e dua këtë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...