“Mos na jepni shumë mend” Revoltohet Orinda Huta dhe jep mesazhin për nënat e reja

167

Çifti shumë i dashur për publikun, këngëtarja Orinda Huta dhe moderatori Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë në muajin korrik.

Të dy sollën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara.

Që nga ai moment, ata nuk kanë ngurruar të ndajnë në rrjetet sociale çdo çast me të voglën e tyre.

Së fundmi, Orinda ka treguar se Atarën e ushqen me qumësht gjiri dhe formulë, duke qenë se nuk është i mjaftueshëm qumështi i saj. Mirëpo, nga ndjekëset nuk kanë munguar edhe kritikat. Megjithatë moderatorja ka zgjedhur t’ju jap një mesazh të gjitha nënave të reja dhe grave që paragjykojnë nënat që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.

“Ky moment nuk ka çmim dhe lus Zotin çdo ditë të zgjasë sa duhet. Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë dhe thjesht lidhjen që krijohet. Megjithatë mungesa dhe problematikat që mund të dalin nuk duhet t’ju trishtojnë.

Unë jam nga ato nëna që do e provoj deri në fund, ta mbaj me gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku. Se ia hedh në shishe a se ia jep direkt, nuk ka fare rëndësi. Megjithatë shëndeti i saj mbi të gjitha.

Nëse nuk e ngop do përdor edhe formulën pa hequr gjirin. E mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”, ka shkruar Orinda.