I martuar për 50 vite por nuk lindi dot fëmijë, turisti i lë trashëgimi stafit të një hoteli

Të afërmit e Charles George Courtney, një turisti britanik i cili i la një pjesë të trashëgimisë së tij stafit të një hoteli në Kusadasi të Turqisë, shprehen se vetëm djalit që i merrte bagazhet, Taşkın Daştan, ai i kishte dhuruar 275 mijë dollarë.

“Ky turku fatlum nuk ka nevojë më të punojë për gjithë jetën”, ka shkruar Daily Mail. Mediat turke nga ana tjetër thonë se Courtney, që vdiq në moshën 87-vjeçare, i ka shpërndarë ca para të tjera edhe pjesës së mbetur të stafit, që nuk i treguan shumat e marra.

Turisti e kishte vuajtur shumë faktin që nuk pati fëmijë me gruan e tij, Miriam e cila kishte ndërruarjetë nga kanceri 10 vjet më parë. Të dy ata kishin qenë të martuar bashkë për 50 dekada. “Daştan ishte kthyer për Charles në djalin që nuk pati kurrë”, thonë të afërmit.

Të dy ata ishin takuar për herë të parë gjatë vizitës së britanikut në hotel në vitin e largët 1990, dhe kishin krijuar një miqësi të fortë, që nisi pikërisht nga dashamirësia dhe respekti që turku kishte treguar ndaj turistit të moshuar.

I gjithë stafi i hotelit e donin britanikun. Ata e kishin pagëzuar “Kumbari”, dhe ai ndihej aq mirë atje sa ndonjëherë shkonte për pushimet edhe tre herë në vit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...