Fevziut i vjen ‘keq’ për afganët, bën kërkesën publike për të marrë 20 prej tyre

Gazetari Blendi Fevziu bëri me dije këtë të enjte gjatë emisionit “Opinion” se Tv Klan ka kërkuar që të marrë 20 gazetarë dhe operatorë afganë për të punuar.

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i ftuar në studio, u shpreh se gazetarët afganë që po strehohen në Shqipëri kanë qenë punonjës të mediave më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe kombëtare në Afganistan.

Mentor Kikia: Çfarë pune do të bëjnë ata se kostot i kanë të paguara…

Edi Rama: Nuk është ashtu jo, ata kanë kosto minimale.

Blendi Fevziu: Mentor, Klani mesa di unë ka kërkuar të marrë 20 gazetarë afganë, operatorë për të punuar këtu. T’i mirëpresim edhe të punojnë.

Edi Rama: Merrini një orë e më parë që të rrisni nivelin. Më kanë bërë shumë përshtypje, janë gazetarë që kanë punuar për gazetat më të mëdha të botës dhe janë gazetarë edhe të një mediaje që ishte më e madhja afgane që janë të gjithë me anglisht dhe me studime në Amerikë. Kështu që merrni sa të mundni./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...