“E katranose këtë vend siç deshe”, aktori i madh shqiptar ka një mesazh publik për ambasadoren Yuri Kim

268

Aktori i njohur shqiptar, Mehdi Malkaj, që i është bashkuar Aleancës për Mbrojtjen e teatrit, ishte sot përballë SPAK për të kryer kallëzimin e 16-të ndaj prokurorit Sotir Kllapi.

Gjatë një prononcimi për mediat, Malkaj i dërgoi një mesazh edhe ambasadores Yuri Kim. I prekur aktori tha për mediat se Kim e ka katranosur vendin siç deshi vetë ajo.

“Unë kam mendimin që kjo drejtësia e re është me e vjetër se drejtësia e vjetër. Kjo është një sukses shumë i madh i drejtësisë shqiptare, e udhëhequr nga Yuri Kim.

Pasi mbaroi turizmin veror do të marrë malet, janë shumë të bukura malet shqiptare. Zonja ambasadore të uroj shëndet. E katranose këtë vend sic deshe ti, nga një popull pro amerike tani e bëre anti amerikan, hajde shëndet.”, u shpreh Malkaj.