“Zgjohet më herët se Basha”, kjo është 20-vjeçarja që Rama e caktoi sot në postin e rëndësishëm në prezantimin e qeverisë

438

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar emrat e qeverisë së qe.

Ndër emrat më befasues është edhe i studentes 20-vjeçare nga Durrësi, Bojkena Bashës, të cilës i është besuar posti i Sekretares së Rinisë së socialistëve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk kurseu elozhet për vajzën e re, mbiemri i së cilës shërbeu edhe për të “thumbuar” rivalin e tij Lulzim Bashën.

Rama ka siguruar se Bojkena Basha nuk ka lidhje as me gruan e tij, Linda Bashën, s’është nga Tirana, jeton në Durrësi, por s’është as durrsake, prandaj s’ka lidhje familjare me vetë kryeministrin.

“Sekretare së Rinisë, Bojkena Basha vullnetare 20 vjeç që spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, përtej kalimeve është student dhe aktiviste shumë e mirë.

Flet më bukurse Basha, zgjohet shumë më herët se ai, ndryshon se thotë atë që mendon e mendon atë që thoët nuk është tironse, s’ka lidhje me Linda Bashën, jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, as lidhje me mua nuk ka”, u shpreh Rama.