Se ç’kemi një ide që Rudina Dembacaj po përgatit dasmën

91

Kur bëri celebrimin zyrtar me Mark Frrokun më 1 janar, Ruduna Dembacaj foli edhe për një ceremoni martese dhe nuk e paska thënë në gëzim e sipër.

 

Dasma do bëhet dhe qenka fare afër. Rudina vetë nuk ka folur ende, por një foto i zbuloi të gjitha. Emrat e konsulentes së saj të imazhit Jeri Lalaj dhe Geraldina Sposës të bërë tag në foto, tregojnë se në restorantin e Rudinës, Cormeum, po gatuhet ceremonia e dasmës, që përkon fiks me hyrjen e vjeshtës dhe sezonin e dasmave.

 

A do tregojë nusja ndonjë gjë më shumë apo do ta lërë të gjithën surprizë për në ditën e madhe, kjo mbetet për t’u zbuluar në vazhdim.