Pse u largua Erion Braçe? Rama: Më erdhi në zyrë dhe më tha se…

407

Kreu i qeverisë Edi Rama ka treguar komunikimet që ka pasur me Gramoz Ruçin, cili tashmë ka deklaruar se do të tërhiqet nga politika dhe Erion Brçen që pak ditë më parë dha dorëheqjen nga posti si zëvendëskryeministër.

 

Në studion e emisionit “Opinion”, kryeministri tha se Ruçi zgjodhi vet të largohej dhe sipas tij, ai iku nga politika si fitues. Për Braçen, Rama tha se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar largimin nga posti i zëvendëskryeministrit, duke thënë se do të jetë në dispozicion të PS si deputet.

 

Ndërkohë lidhur me dorëzimin e mandatit të deputetit nga Lefter Koka, kryeministri Rama zgjodhur të mos e komentojë. Lidhur me zgjedhjen e tij për të vendosur në krye të Kuvendit Lindia Nikollën, Rama tha se ajo ka treguar përkushtim ndaj punës dhe ndershmëri gjatë viteve në politik.

 

Fevziu: Cili ka qenë filozofia që përdorur për të zgjedhur Lindita Nikollën Krytare Kuvendi dhe pse u largua Gramoz Ruçi?

 

Rama: Gramoz Ruçi është i pari në historinë e politikës shqiptare që largohet si fitues dhe largohet nga maja dhe fare mirë mund të vazhdonte dhe pa dyshim do të ishte kryetar Kuvendi. Më ka thënë më parë që unë këtu ndalem sepse jam 70 vjeç dhe është koha që ti kthej sa të mundem borxhin që i kam familjes.

 

Fevziu: Po Erion Brçe dha dorëheqjen?

 

Rama: Kemi folur paraprakisht dhe ka ardhur vet tek unë dhe me shumë modesti që unë nuk jam barra e askujt dhe jam në dispozicion si deputet dhe mos ki asnjë shqetësim, i thash nuk kam asnjë shqetësim.

 

Fevziu: Po Lefter Koka pse u largua?

 

Rama: Është larguar për ato që kishte shkruar.

 

Fevziu: Pse Lindita Nikolla ishte përzgjedhja juaj?

 

Rama: Ishte personi i duhur dhe për të gjithë kontributin që ka dhënë në PS. Është një person që gjatë gjithë rrugëtimit të vet ka treguar përkushtim dhe ndershmëri sepse është një person i pritur për të folur me të gjithë dhe sepse është një grua zonjë që i shkon shumë mirë ati vendi./ Opinion.al