Plazh edhe në shtator? Ja çfarë parashikon Meteoalb

107

Meteoalb ka publikuar parashikimin e motit për ditën e sotme, 09/2/2021. Mësohet se gjatë shtatorit temperaturat do të pësojnë rritje dhe kjo do të mundësojë që të kemi edhe disa ditë plazhi edhe në shtator.

 

Meteoalb parashikon:

Vendi yne vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

 

Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit mbetet në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit do te bien lehtë në mëngjes por mësdita do te ruaje vlera kostante duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

 

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.