MINISTRET E REJA QË ZGJODHI RAMA, JO FIGURA POLITIKE POR SHUMË TË DENJA

332

Qeveria ”Rama 3” do të ketë më shumë ministre zonja, dhe në mesin e tyre do të ketë dhe figura të reja. Sot kryeministri Edi Rama emëroi si ministre 4 gra jo shumë të njohura për syrin e publikut. Rama ka zgjedhur që t’i japi mundësi ”frymës së re”.

Në krye të Ministrisë së Bujqësisë do të jetë Frida Krifca, e cila nuk është një emër shumë i njohur për publikun, por e denjë për këtë pozicion. Ajo është një specialiste në këtë fushë dhe ka shërbyer si drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Besimin për Minisrinë e Financave ia dha Delina Ibrahimajt, e cila gjithashtu është një eksperte e fushës dhe në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së tatimeve.

E diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Boçoni të Milanos, ka kryer Master Shkencor për Menaxhim dhe Doktoraturën për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata, Nga nëntori 2016 deri në korrik 2019, ajo ka ushtruar detyrën si Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave (INSTAT).

Ishte e para në listën e PS-së në Shkodër. Tashmë Edona Bilali do të jetë ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Ajo është konsulente biznesi dhe ka bashkëpunuar me sipërmarrje të mëdha në vend. Kurse Bora Muzhaqi e cila ka studiuar dhe punuar në Angli, Rama vendoi t’i jepte detyrën e Ministres së Shteti për Rininë dhe Fëmijët.

Nga Koha Jonë