E la pa post në qeveri, Rama zbulon pse e largoi Ballën edhe si Sekretar të Përgjithshëm të PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për largimin e Taulant Ballës nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, post të cilin e mori Damian Gjiknuri.

 

Sipas kreut të qeverisë, Balla është kryetar i grupit parlamentar, një detyre me ngarkesë të madhe. Ndërsa ndarja e detyrave sipas tij brenda partisë lidhet me objektivat për partinë.

 

Ai u shpreh se PS në disa aspekte është shumë më lart se partitë e tjera, por në disa aspekte të tjera është njësoj.

 

“Pyesni për Taulantin, Taulanti është kryetari i grupit parlamentar të PS është një detyre që ka një ngarkesë të madhe. Ndarja e detyrave lidhet me faktin, sepse kemi një objektiv të ri për partinë, në funksion të një transformimi që është jetik për demokracinë në Shqipëri. Partitë politike shqiptare nuk mund të vazhdojnë kështu. PS është ku e ku me disa parti në disa aspekte, por në disa aspekte të tjera është njësoj në raport me mosushqimin në fazat midis zgjedhjeve kur vihet në pozicion si makineri elektorale.

 

Për mua është shumë e qartë dhe kohë pas kohe do të arrijmë që duke bërë gjera, do kuptohet se çfarë do bëjmë. Na duhet një sekretar që të jetë non stop i angazhuar,. Është rritur volumi i punës për këto dy pozicione” tha Rama në Opinion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...