“Dëgjoni o milet” Gilberta e akuzoi se ishte i martuar dhe me fëmijë, Iliri reagon për herë të parë pas ndarjes

Ai është një nga ish-konkurentët më të përfolur në “Përputhen +40”.

Bëhet fjalë për Ilir Larën, i cili ka reaguar për herë të parë pas akuzave të shumta që i bëri Gilberta Simoni menjëherë pasi u ndanë.

Mësuesja nga Lushnja nisi të bënte akuza drejt tij në rrjetet sociale.

Ajo postonte mesazhe që i kishin dërguar të tjerët, ku i thonin se Iliri ishte i martuar dhe se kishte fëmijë.

Madje pas këtyre mesazheve, ajo vendosi që të fshinte të gjitha fotot që kishte me të në “Instagram”.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Iliri ka bërë një postim në “Instastory” ku zbulon se si qëndron e vërteta e tij.

REAGIMI I PLOTE:

“Ka akoma që, mbas shpifjeve lushnjare, më pyesin: se a është e vërtetë që…?

Dëgjoni o Milet!

Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar!

Nuk kam as grua dhe as fëmijë!

Të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit!

Pra isha dhe jam: lumturisht single”, shkruan Lara në postimin e tij, teksa uron edhe një muaj të mbarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...