Bieta uron me shumë sinqeritet ‘rivalen’ e saj të pasdites

Fjodora Fjora do t’i bashkohet ‘TVSH-së’ dhe do marrë drejtimin e programit të pasdites në këtë stacion televiziv.

E mes gjithë urimeve për sfidën e re televizive të moderatores, Bieta qe ajo që e bëri urimin e parë publik për të. “Të uroj sukses vërtetë ‘homologe’ edhe pse me pak mërzitje. Do të na mungosh me dritën dhe elegancën tënde në studio”, shkroi Bieta krah një postimi të Fjodorës.

Ky urim i thjeshtë, aq sa edhe kuptimplotë, na tregoi se televizioni ka edhe këtë anën e sinqertë, ku ‘konkurrentët’ e programeve me pothuajse të njëjtën tematikë e fashë orari, gëzojnë për sukseset e njëri-tjetrit.

Ky i urim i Bietës është një shembull i mirë se si në ca raste konkurrenca nuk ia kalon dëshirës për të gëzuar për sukseset e kolegëve./revistawho.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...